“LDK është bashkëfajtore për të gjitha të këqijat që PDK ia ka bërë vendit”
Kajtazi ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë
Gazetari Vehbi Kajtazi në “Click” të RTV21 ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të fundit në Kosovë nuk është tjetër pos një rezultati që ka ardhur prej votës negative, shkruan rtv21.tv
Kajtazi tha se jo të gjithë që e kanë votuar Vetëvendosjen e kanë dashur Vetëvendosjen mirëpo siç tha ai një pjesë e tyre e madhe kanë provuar për ta ndëshkuar PDK me koalicionin që e krijuan në orën 00:00 dhe LDK e cila sipas Kajtazit, gjithmonë i ka shërbyer PDK.
Kajtazi tutje tha se LDK është bashkëfajtore për të gjitha të këqijat që PDK ia ka bërë vendit dhe për këtë arsye njerëzit kanë dashur t’i ndëshkojnë duke e votuar Vetëvendosjen./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?