Vriten 10 anëtarë të një familjeje

Dhjetë anëtarë të një familjeje në Afrikë të Jugut janë vrarë në shtëpinë e tyre në Afrikë të Jugut.

Sipas Policisë në mesin e viktimave që u vranë nga të shtënat më armë zjarri, janë edhe shtatë gra.

Familja thuhet se u qëllua nga persona të armatosur të panjohur në shtëpinë në qytetin Pietermaritzburg në provincën lindore Kwazulu-Natal, raporton Daily Mail.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të enjten mbrëma ose të premten në orët e hershme të mëngjesit.

Ministri i brendshëm, Bheki Cele, është paralajmëruar se do ta vizitojë skenën krimit të premten.

Afrika e Jugut është vendi me shifrat e vrasjeve, ndër më të lartat në botë dhe ka regjistruar një mori rastesh të vrasjeve masive në vitet e fundit.

Tetë persona u qëlluan për vdekje në një festë ditëlindjeje në qytetin Gqeberha të bregdetit jugor në janar.

Vitin e kaluar, 16 persona të tjerë u qëlluan për vdekje në një bar në qytetin Soweto të Johanesburgut./21Media

Back to top button