Vritet bosi i mafisë siciliane

Vrasja ndodhi një ditë para 25-vjetorit të vrasjes së gjyqtarit, Giovanni Falcone

Një bos i mafisë siciliane ”Cosa Nostra”, u ekzekutua sot në mes të ditës në Palermo, një ditë para 25-vjetorit të vrasjes së gjyqtarit të njohur antimafia, Giovanni Falcone.

Giuseppe Dainotti, 67 vjeç, u vra me dy plumba në kokë ndërsa po udhëtonte me biçikletë, rreth 50 metra në hyrje të një shkolle.

Kjo vrasje ndodhi një ditë para 25-vjetorit të vrasjes së gjyqtarit, Giovanni Falcone, i vrarë më 23 maj 1992 me bashkëshorten dhe tre truprojat kur “Cosa Nostra” shpërtheu 600 kilogramë eksplozivë gjatë kalimit të makinës së tyre, jo shumë larg Palermos.

“Është shpejt për të bërë hipoteza, por kur ndonjë thotë se mafia nuk ekziston më, ndodh diçka për të konfirmuar se mafia ekziston ende”, theksoi prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi.

“Vrasja e Dainottit, në mes të Palermos, më 22  maj, mund të ketë shumë kuptime”, shtoi prokurori pa përmendur dyshimet./21Media

Back to top button