Vritet me armë zjarri në Shkodër ish-kryetari i Velipojës
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur ndryshe si “Instituti” pranë kishës Ortodokse, ku është qëlluar Pashko Ujka, ish-kryetar i komunës së Velipojës.
Mësohet se Ujkën plumbi e ka prekur në shtyllen kurrizore dhe iu nënshtruar një operacioni, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.” – bën me dije policia.
Policia ka rrethuar zonën në afërsi të Kishës Ortodokse Shkodër ku ka ndodhur ngjarja
Pritet që kamerat e sigurisë të subjekteve përreth t’i vijnë në ndihmë policisë.
Akoma nuk dihen rrethanat, ndërkohë, policia ka shkuar vendngjarje./oranews
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?