Vritet me armë zjarri një 71 vjeçar në Fushë Prezë

 

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në Fushë Prezë, në Shqipëri. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në kryqëzimin me Rrugën e Rinasit, raporton oranews.

“Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë”, ka njoftuar policia.

Policia e mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Back to top button