Atletët rusë dhe bjellorus pezullohen nga garat ndërkombëtare të patinazhit 

Unioni Ndërkombëtar i Patinazhit ka njoftuar se patinatorët rusë dhe bjellorus nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare të patinazhit në akull pas agresionit rus në Ukrainë.
Skaterëve do t’iu ndalohet që të jenë pjesëmarrës në garat e ISU dhe ngjarje të tjera të ngjashme.
“Këshilli i ISU solidarizohet me anëtarët e ISU në Ukrainë, Federatën ukrainase të patinazhit dhe Federatën ukrainase të patinazhit artistik. Këshilli i ISU-së do të vlerësojë mundësitë për ndihmë të shpejtë humanitare për anëtarët ukrainas të ISU-së”, thuhet në njoftim.
Organi drejtues njoftoi se pezullimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë në fuqi deri në vendimin tjetër./21Media

Back to top button