Kaloni te përmbajtja kryesore

Vritet një shqiptar në burgun e Athinës

Albert Bako ishte transferuar nga burgu i Chania-s

Një i burgosur shqiptar është vrarë në burgun e Koridalos në Athinë. Protothema raporton se viktima është identifikuar si Albert Bako, i cili sapo ishte transferuar nga burgu i Chania-s.

Transferimi i tij, duket se është pikasur nga anëtarët e një bande rivale, të cilët i kanë bërë pritë, duke e vrarë.

Viktima, Albert Bako në vitin 2014 kishte hapur zjarr në një bar në Mikrolimano, duke plagosur 14 persona.

Po ashtu, Bako së bashku me një tjetër person ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj avokatit grek Antonopoulos, raporton Oranews.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button