Konsumoni speca djegës, i parandaloni goditjet në tru dhe zemër

Nëse ju pëlqejnë shumë specat djegës ja disa lajme të mira për ju.
Një hulumtimi i ri sugjeron se gjithë ajo e djegur nga speci do ju bëj më të fortë ndaj sëmundjeve të zemrës apo kancerit.
Me shumë mundësi ju do të jetoni më gjatë se sa shokët tuaj që nuk janë fansa të specit djegës. Një përmbledhje e studimeve e cila përfshinte të dhëna shëndetësore nga më shumë se 570,000 njerëz nëpër botë, zbuloi se njerëzit që hanë speca djegës kanë 26% më pak rrezik të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe 23% më pak nga kanceri krahasuar me njerëzit që hanin rrallë ose kurrë speca djegës.
Specat djegës ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak dhe parandalojnë mpiksjen e tij. Duke i konsumuar ato ju shmangni goditjet në tru dhe zemër. Specat e kuq djegës, janë të pasura me vitaminën A. Kjo është shumë e nevojshme për një sistem të fortë imunitar. Ai është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm dhe ndihmon në shëndetin e syve.
Specat djegës janë shumë të pasura dhe me vitaminën C. Nëse do të përfshini specin djegës në regjimin tuaj të përditshëm, kjo mund të përshpejtojë metabolizmin dhe mund t’ju ndihmojë të hiqni kile duke djegur më shumë kalori gjatë ushtrimeve.

Back to top button