A konsiderohet ende tabu të biseduarit hapur për ciklin menstrual?

Qysh në moshën dhjetë vjeçare preferohet që vajzave tu flitet për ndryshimet që do tu ndodhin atyre. Të paktën kështu thotë gjinekologia Meritë Demiri-Demolli.
Në Për Ditë të Mbarë të RTV21, Demiri-Demolli foli për një temë që padyshim i duhet më shumë të trajtohet, por a konsiderohet ende tabu?
“Bëhet program që vajzat dikun në moshën dhjetë vjeçare të informohen për ndryshimet që do tu ndodhin në organizëm. Të informohen që gjithçka është normale..Ti po rritesh, po pjekesh, tash fillon një periudhë tjetër..Shumicës së vajzave u krijohet problem psikik. Është detyrë prindërore, ka nisë të ndryshojë kjo..”, u shpreh Demiri-Demolli./21Media

Back to top button