Vuçeviq: Kemi një përgjigje të gatshme për atë që do të ndodhë në Këshillin e Evropës, qeveria e re do të ketë energji të reja dhe fytyra të reja

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka komentuar seancën e sotme në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës , ku është shprehur se nëse ndodh kjo do të thyheshin të gjitha principet dhe ligjet e së drejtës ndërkombëtare.

Vuçeviq shtetet e mëdha anëtare të KiE i quan patronë të pavarësisë së Kosovës të cilat po prishin rregullat e vendosura nga vetë ata.

“Për herën e parë ka një territor që nuk është shtet në kuptimin e plotë, që i jepet statusi i entitetit të favorizuar për anëtarësim në KiE dhe ky është hapi i parë. Sot mblidhet komiteti, pastaj është Asambleja Plenare dhe ndoshta në maj Këshilli i Ministrave që ka për ta thënë fjalën e fundit”, ka thënë Vuçeviq për RTS.

Tutje ai u shpreh se Beogradi ka përgjigje adekuate lidhur me situatën por që nuk e ka thënë atë.

“Shohim që në nivelin diplomatik do të bëjmë gjithçka që mundemi dhe natyrisht që shteti i Serbisë ka përgjigje adekuate për të gjitha situatat, qoftë edhe në raport me atë që do të ndodhë në Këshillin e Evropës, për të cilën ne nuk po nxitojmë, që nuk bëhemi heroikë, por që ne bëjmë gjykime të mira që janë në interesin tonë kombëtar dhe si mund ta mbrojmë të vërtetën në këto kushte gati të pamundshme”, ka shtuar ai./21Media

Back to top button