Ministri i Mbrojtjes i Serbisë: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk ka të bëjë me ngjarjet në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka thënë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk ka të bëjë me ngjarjet në Kosovë, dhe nuk do të thotë “përgatitje për luftë”.

Në një prononcim për RTS, Vuçeviq ka thënë se Serbia dukshëm po humb çdo vit më shumë se 60,000 ushtarë që largohen nga ushtria rezervë për shkak të moshës dhe pleqërisë ndërsa fiton vetëm, 1500 të tjerë.

Vuçeviq ka komentuar edhe vendimin e fundit të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit, ku ka thënë se është mirë të bisedohet dhe të kërkohet një zgjedhje politike.

“Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të luftojmë për mbijetesën e popullit tonë në Kosovë. Vijat tona të kuqe janë të njëjta dhe do të doja që të mos kalohen kurrë. Më mirë të bisedojmë, të kërkojmë zgjidhje politike, se sa të përfshijmë një pjesë tjetër të vendit në zgjidhjen e problemeve”, thotë Vuçeviq./21Media

Back to top button