Vdiq një grua në Fushë Kosovë, u godit nga kamioni

Një grua ka vdekur si pasojë e goditjes nga një kamion në Fushë Kosovë, në rrugën “Hajrulla Zymi”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërsa bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion) . Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arrite të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor./21Media

Back to top button