Vuçeviq “zbuti” retorikën teksa i reagoi Osmanit: Jemi partnerë të besueshëm, përkundër raportimeve keqdashëse të mediave

(Lajm i përditësuar)


Millosh Vuçeviq “zbuti” retorikën teksa i reagoi Bujar Osmanit: Jemi partnerë të besueshëm, përkundër raportimeve keqdashëse të mediave

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka reaguar ndaj reagimit të shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ku kërkoi sqarim për deklaratën e tij të fundit për Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi, transmeton TV21.

Vuçeviq thotë se “përkundër të gjitha raportimeve mediatike keqdashëse dhe të pabaza, Serbia vepron si një partner i përgjegjshëm, i besueshëm për të gjithë fqinjët.

Shprehu se japin mbështejes për integritetin terrtorial të të gjitha shteteve të OB-së, dhe kjo mbështje është e pakushëtzuar.

“Megjithatë, ne nuk mund të lavdërojmë mosrespektimin e askujt për integritetin tonë territorial. Ngjarjet e fundit kanë vërtetuar paralajmërimet tona se Kosova “UDI” nuk është një rast sui generis dhe se do të rikthehet herët a vonë. Askush në Serbi nuk është i gëzuar për këtë, vetëm duke shikuar faktet”, tha Vuçeviq në platformën “X”


Osmani i reagon ministrit serb i cili kërcënoi rajonin: Presim sqarim

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka reaguar ndaj ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç për cenimin e stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, transmeton TV21.

Osmani shton se shteti ynë është për bashkëpunim rajonal dhe se pret sqarim nga ministri serb.

“Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Angazhohemi për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë R. e Sërbisë dhe R. e Kosovës.

Presim sqarim nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”.

Back to top button