Vuçiçi pyet Ramën: A ta mbajmë, a ta shtyjmë takimin në Beograd?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të Samitit për Klimën.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë që në takimin e radhës në Beograd, duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.
“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiq.
Po kështu presidenti Vuçiç dhe kryeministri Rama u takuan edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në videon e postuar në Instagram duket Macron i cili i bie tavolinës me grusht, si gjest kokëfortësie. Nuk dihet biseda që është bërë mes tyre, por shihet që Vuçiq bie dakord me presidentin francez./oranews

Back to top button