Blinkeni e Cholleti flasin me Vuçin e Daçiqin për dialogun me Kosovën

(Lajm i përditësuar)
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të mërkurën.
Blinken ka bërë të ditur se temë e bisedës ka qenë dialogu Kosovë-Serbi, përkatësisht propozimi i BE-së, i njohur si plani franko-gjerman.
“Fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së javën e kaluar dhe për hapjen e tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, tha Blinken.
Vuçiq bisedon me Blinken për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike të mërkurën me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.
Vuçiq dhe Blinken biseduan për situatën në Kosovë, rrugën evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.
Vuçiq dhe Blinken shkëmbyen mendime për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Kemi shkëmbyer mendime për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe posaçërisht theksova se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe një e ardhme e sigurt ekonomike janë qëllimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Vuçiq në rrjetet sociale./21Media

View this post on Instagram