Vuçiq dhe Bërnabiq mblodhën Qeverinë, diskutuan për Kosovën

Në Pallatin e Serbisë ka përfunduar takimi i Qeverisë së Serbisë, ku është diskutuar për Kosovën.

Në takim mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E pranishme në seancën që u mbajt me ftesë të presidentit dhe kryeministres serbe ishte edhe kryeministrja Ana Bërnabiq dhe të gjithë ministrat në ekzekutivin në Beograd. Në seancë u diskutua për situatën aktuale në Kosovë, raporton Tanjug.

Ky zhvillim vjen dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.

Back to top button