Kaloni te përmbajtja kryesore

Vuçiq: Do jetonim dhjetë herë më mirë nëse do i vendosnim sanksione Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për TV Prva, ka deklaruar se Serbia po pëson dëme të mëdha për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
“Dimri i ardhshëm do të jetë për disa më i vështiri në 70 vitet e fundit. Kemi duruar 80 ditë, çmimi që paguajmë është i madh, nuk kemi eksport në tregun e kapitalit. Evropa nuk mund të përballojë vitin e dytë apo të tretë të recesionit radhazi. Ajo prek çdo person. Kur nuk kemi akses në treg, si do t’i zgjidhim kreditë? Kur ke këtë kohë, luftën në Ukrainë, deficiti është 2-3 për qind. Në fund ka rroga dhe pensione” , ka thënë Vuçiq.
Vuçiq deklaroi se dhjetë herë më mirë do të jetonin nëse do të vendosnin sanksione, por siç shtoi ai, nuk do ta bëjnë sepse po sillen si një vend i pavarur.
“Tani të gjithë do të thonë se Vuçiq po paralajmëron vendosjen e sanksioneve. Jo, ne do të luftojmë për politikën tonë. Për të mos folur për investimet e huaja, që aktorët dhe regjisorët amerikanë refuzuan të vinin në vend, po pësojmë dëme të mëdha dhe nuk kam kërkuar kurrë falenderim. Do të ishte mirë që ambasadori rus të ishte më i drejtë. Ne po e bëjmë këtë nga respektimi i ligjit ndërkombëtar, e dimë se sa të padrejta janë sanksionet. A kemi vendosur sanksione më 3 prill? Ne vuajmë tmerrësisht dhe shumë duke mos vendosur sanksione, dua që njerëzit ta dinë këtë. Ne do të jetonim dhjetë herë më mirë nëse do ta bënim këtë, nuk e bëjmë këtë sepse jemi një vend i pavarur dhe sovran”, tha më tej ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button