Kaloni te përmbajtja kryesore

Vuçiq: I përmbahem parimeve të G7-ës, s’ka njohje të Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Duke folur për TV Prva, ai ka thënë se do t’i përmbahet parimeve të vendeve të G7-ës, të cilat kanë deklaruar se nuk do të lejojnë me asnjë çmim të cenohet integriteti territorial i Ukrainës
“Atë që ata nuk e lejojnë Ukrainën të pranojë, ata na kërkojnë me çdo kusht të heqim dorë nga integriteti ynë territorial, t’i drejtohemi ndryshimeve të politikave. Nuk do ta jap me asnjë çmim integritetin territorial të Serbisë!”, ka thënë Vuçiq.
Duke folur për paralajmërimet siç pretendon ai të tërheqjes së njohjes së Kosovës nga katër shtete, kreu i shtetit serb tha se për cilat shtete bëhet fjalë do të zbulohet kur të jetë koha e duhur.
“Nuk dua ta vë Serbinë në një pozitë të vështirë. Sepse tashmë janë dy shtete që bëjnë klane që duhet të punojnë kundër politikës që po ndjek Serbia. Çfarë do të vizatojmë atë që bëjmë? Kur mendojmë se është më e zgjuara të dalim me të, do ta bëjmë. Do t’ju tregoj katër nota diplomatike, por do t’i mbuloj emrat. Nuk do ta jap me asnjë çmim integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button