Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel, por nuk do të flas me Kurtin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se do të shkojë në Bruksel por që atje nuk do të flasë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se do të flasë me kreun e diplomacisë europiane, Josep Borrell.

“Biseda me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike në Serbinë qendrore”, tha Vuçiq për rts.

Derisa, Borrell sot ka ftuar urgjentisht për takim Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel./21Media

Back to top button