Vuçiq: Do t’i kërkojmë KFOR-it “kthimin e policisë dhe ushtrisë së Serbisë në Kosovë”

(Lajm i përditësuar)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,tha se Serbia do t’i kërkojë zyrtarisht komandantit të KFOR-it që të lejojë “dislokimin e policisë dhe të ushtrisë së Serbisë në Kosovë”, me pretendimin se këtë ia mundëson Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Por, Vuçiq tha se nuk ka asnjë ‘iluzion” se KFOR-i do të “gjejë arsye për ta refuzuar kërkesën”.
Në një konferencë për media, presidenti serb ka thënë se më 10 dhjetor është arritur pajtueshmëri për tekstin e kërkesës dhe se vendimi i Qeverisë do të merret “të hënën ose të martën”.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë nuk ka dhënë ende një sqarim mbi kërkesat e presidentit serbë, megjithëse të njëjtat u paralajmëruan edhe pak ditë më parë nga zyrtarë të tjerë serbë. KFOR- megjithatë të premten tha se është i gatshëm të ndërhyjë në rast nevoje.
Njoftimi i Vuçiq për kërkesë zyrtare u bë në ditën kur përfaqësuesit e komunitetit serb në veri të Kosovës kanë vënë barrikada në shënje protest ndaj arrestimti të një ish-pjesëtari të policisë së Kosovës. Shpëerthime të reja janë dëgjuar gjatë ditës në veri, ndëkrohë që në ditët e kaluara ka patur dëmtime të objekteve të komisioneve komunale zgjedhore në disa pjesë të veriut të Kosovës dhe njëkohësisht edhe plagosje të një pjesëtari të policisë së Kosovës.
Presidenti serb tha se Rezoluta 1244 e KS të OKB-së “flet padyshim se një kërkesë e këtillë e Serbisë duhet të pranohet” dhe me të “t’i vërtetohet policisë dhe ushtrisë së Serbisë kthimi në territorin e Kosovës, me qëllim të kryerjes së funskioneve të caktuara”.
Ai tha se “kthimi i forcave të sigurisë nuk ëhstë një mundësi” por me Rezolutën e OKB-së “është krijuar një obligim [ër KFOR-in që kthimi I tyre të mundësohet”

“Deri më sot me KFOR-in nuk janë zhvilluar biseda  për kthimin e ushtrisë dhe policisë së Serbisë” tha Vuçiq.

Vuçiq: Serbia do t’i kërkojë KFOR-it ‘dislokimin e policisë dhe ushtrisë në Kosovë’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,tha se Serbia do t’i kërkojë zyrtarisht komandantit të KFOR-it që të lejojë vendosjen e policisë dhe të ushtrisë së Serbisë në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Vuçiq tha se një vendim i tillë dot ë merret të hënën në Qeverinë e Serbisë por nënvizoi se nuk ka asnjë, si tha, ‘iluzion” se KFOR-i do të “gjejë arsye pë rta refuzuar kërkesën”.

Aleksandar Vuçiq kritikoi në paraqitjen e tij qasjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe në veçanti përmendi një numër shtetesh që siç tha qëndrojnë prapa Kosovës. Në këtë rast nuk harroi Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, në veçanti.

Por Vuçiq tha se Qeveria serbe dhe MPJ e Serbisë do të bëjnë publike edhe notat verbale të vendeve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë dhe do të luftojmë”, tha ai..  

 Vuçiq akuzoi Qeverinë në Kosovë për “krijimin e incidenteve etnike”

Presidenti Vuçiq në një paraqitje për opinionin publik ka thënë se qytetarëve do t’iu “tregojë dokumente dhe fotografi dhe do të njoftojë opinionin për çdo gjë që ka ndodhur në ditët e kaluara në Kosovë”.

Ai tha se pjesëtarët e forcave të Kosovës kanë mbajtur “pushkë të gjata” në veriun e Kosovës megjithëse, siç tha, “nuk kanë të drejtë”.

Ai tha se viti 2022 ishte vit rekord sa i përket incidenteve të motivuara etnikisht kundër serbëve të Kosovës dhe se deri më 8 dhjetor 2022 kanë ndodhur më “shumë se 131 incidente ndër etnike se sa një vit më parë”.

“Kurti dhe qeveria e tij e rrejshme janë kampionë absolut në krijimin e incidenteve kundër serbëve”, tha Vuçiq.

Për kandidaturën e Kosovës në BE

Vuçiq tha se me 15 dhjetor Kosova do të paraqes aplikimin e saj për anëtarëism në Bashkimin Evropian, hap të cilin e cilësoi si një shkelje “të marrëveshjes së Washingtonit”.

“Tani Kosova me pompozitet do të paraqes aplikimin për anëtarësim në BE. Unë I kam dërguar letër presidentëve dhe kryeministrave të pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq duke pretenduar se neni 49 i marrëvehsjes për Bashkimin Evropian “parasheh që anëtarësim mund të kërkojnë vetëm shtetet e pavarura”.

Marrëveshja e Washingtonit u nënshkrua më 4 Shtator 2020 me ndihmën e SHBA-së./21Media

Back to top button