Gjuajtje me shok-bomba në Rudar

Mbrëmjen e sotme në Rudar, afër Zveçanit janë dëgjuar gjuajtje me shok-bomba aty ku janë vendosur bllokadat nga serbët e veriut.
Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se i ka mbyllur përkohësisht rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pasi serbët lokalë bllokuan disa rrugë, pas arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, si të dyshuar për organizim sulmesh ndaj zyrtarëve të KQZ-së e Policisë së Kosovës.

Back to top button