Vuçiq e fton të parin Kamberin në konsultimet për themelimin e qeverisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur konsultimet për kandidatin për kryeministër ku të parin në takim e priti deputetin shqiptar, Shaip Kamberi.
Pas kësaj është planifikuar një takim me përfaqësuesit e Partisë Ruse – Sllobodan Nikoliq.
Konsultimet do të zhvillohen në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb.
Shaip Kamberi, ka thënë sot se ai ka pasur rastin t’i paraqesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për shqiptarët. Ndër të tjera, zbatimin e planit shtatëpikësh dhe se do të shihet nëse qeveria e re do të jetë e gatshme ta zbatojë atë.
Vuçiq tha se do t’i bëjë konsultimet e nevojshme me të gjithë ata që duan të bisedojnë.
“Nga e hëna do të filloj konsultimet në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Presidentin e Republikës së Serbisë, kështu që besoj se gjatë javës së ardhshme do të bisedoj me ata që duan të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin e këtij vendi sepse sigurisht do të ketë nga ata që do t’ju japin shkruani pesë njoftime dhe dhjetë deklarata pse nuk do të vijnë në bisedime, do të bëj konsultimet e nevojshme me të gjithë ata që duan të flasin dhe pas kësaj do të jem i gatshëm të caktoj një përfaqësues”, tha ai,./21Media