Vuçiq: Ligjërisht e obligueshme për Serbinë është kur vë nënshkrimin apo vulën në diçka
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sa i përket marrëveshjes së panënshkruar me Kosovën për planin evropian dhe aneksimin e implementimit, ka deklaruar sot se ajo është ligjërisht e obligueshme për Serbinë, kur vë nënshkrimin apo kur pajtohet në mënyrë verbale.
“Serbia asnjëherë nuk ka përdorur truke, dhe ky është mesazhi im për ata që dje në Forign affairs Comity folën për këtë, ndryshe nga të gjithë ata, ne kurrë nuk përdorim truke….Po e përsëris çdo ditë se qëndrimi im as për një milimetër (jotu) nuk ka ndryshuar para askujt, do ta përsëris para jush, ligjërisht e obligueshme për Serbinë është kur vë nënshkrimin apo vulën në diçka, apo kur në mënyrë verbale apo gojore pajtohem. Dhe kurdoherë dhe askush tjetër nuk mund të prodhojë pasoja juridike për Republikën e Serbisë përveç presidentit të saj dhe në disa raste kryeministrit apo ministrit të punëve të jashtme”, ka thënë ai.
Ai, në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani,ka deklaruar se Serbia do të përmbushë gjithçka që ka thënë dhe është duke punuar në zbatim të tyre.
Vuçiq ka thënë se nuk mendon që Kosova do ta përmbushë obligimin, që është formimi i Asociacionit.
“Sa i përket përmbushjes, Serbia do të përmbushë dhe do të punojë në zbatimin e gjithçkaje që ka thanë se është duke punuar për zbatim, pavarësisht se nuk mendoj se Prishtina do ta përmbushë atë që është i vetmi obligim, që është që në përputhje marrëveshjet e arritura në dialog, formimin e asociacionit të komunave serbe, ndaj të gjitha që i kemi thanë se do të punojmë për ta zbatuar ne do ta bëjmë, atë që kam thënë se nuk duam, këtë edhe sot ia kam përsëritur Antonio Tajanit, por për mua është mirë që të mos ketë interpretime të këqija dhe të rreme, prandaj dhe ta shihni se nuk kam fare frikë, por këtë po ua them të gjithëve hapur”, ka thënë ai.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për njohje të Kosovës nga Serbia, anëtarësim në Kombet e Bashkuara, po që, për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, shteti i tij është i gatshëm t’i zbatojë.
“Kështu që nuk bëhet fjalë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, organizatat dhe institucionet që janë agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka njohje, të gjitha të tjerat, që do të thotë normalizim real i marrëdhënieve, që do të thotë marrëdhënie normale mes serbëve dhe shqiptarëve, që do të thotë marrëdhënie shumë më të mira pa tensione, pa konflikte e kështu me radhë Serbia është e gatshme ta zbatojë dhe Serbia do ta zbatojë, dhe nëse do dikush tjetër do të shohim, kështu që së shpejti do t’i pyes ata se kush i përdori truket, e kush jo”, ka shtuar Vuçiq.
Ndërsa, ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka folur për investimet në Serbi dhe klimën e të bërit biznes atje.
“Fakti Simensi e parë po e hap selinë pikërisht këtu në Beograd, selinë e parë në një vend te huaj, kjo tregon qartë interesimin e Italisë, por ky është interes për një vend mik siç është Serbia. Kjo është prova e interesit të kompanive italiane që nuk do të vijnë të vetme në Serbi, po në atë rrugëtim do t’i përcjell Qeveria italiane për t’i ndihmuar në gjithçka që u nevojitet, falë bashkëpunimit të jashtëzakonshme që kemi me qeverinë serbe, prandaj nuk do të vinë në një vend të panjohur. Do të vinë në një vend mik, ku ka kompani mike, dhe mes tyre do të jenë dy qeveritë që do të japin edhe garanci politike, besoj që kjo është e rëndësishme për bashkëbiseduesit tanë nga Serbia, pra kompanitë që vinë në Itali nga Serbia gjithashtu përbëjnë pjesën e asaj strategjie të politikës së jashtme të vendit tonë”, është shprehur ai.
Ndryshe, më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pas më shumë se 12 orë negociatash mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është arritur marrëveshje mbi Aneksin e implementimit të Planit evropian për dialogun, por pa nënshkrim të palëve. Megjithatë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja dhe aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të aprovuara.