Hyseni: Ju paraqes tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, nëpërmjet të cilës ka paraqitur tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike.

Kryetari Hyseni tha se ‘nuk jemi marrë me të kaluarën por as nuk e kemi harruar atë’.

Për rastin e parë, kryetari Hyseni tha se ka të bëjë me diferencën mes faturave të paraqitura dhe gjendjes faktike të inventarit në QKMF, ndërkaq për dy rastet tjera theksoi se kanë të bëjnë me shpronësimet.

“Tashmë janë bërë më shumë së 1 vit qeverisje, ndërkaq nuk jemi marrë me të kaluarën por as nuk e kemi harruar atë. Nuk do të lejojmë që e kaluara të ikë pa përgjegjësi, kur kemi persona e njerëz të cilët janë edhe të përgjegjshëm edhe fajtor”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari Hyseni./21Media

Back to top button