Vuçiq me ambasadorët e QUINT-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorët e QUINT-it(SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia), si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, në kurorën e Andriqit.

Në takimin mes presidentit Vuçiq dhe ambasadorëve të Quintës janë të pranishëm ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq është planifikuar të takohet me ambasadorin e Federatës Ruse Aleksandar Bocan-Harchenko në orën 11:00 dhe me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Chen Bo në ora 12:00./21Media

Back to top button