Franca e dënon dhunën në veri, i kërkon Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë menjëherë masa

Për situatën në veri ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, duke thënë se
Franca e dënon dhunën në veri dhe u bën thirrje palëve, sidomos Qeverisë së Kosovës, të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.
“Franca dënon dhunën që ka ndodhur në veri të Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht Qeverisë së Kosovës, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme për uljen e tensioneve”, ka shkruar në Twitter Ministria e Punëve të Jashtme e Francës.
Sot po bëhen tri ditë që serbët në komunat veriore të Kosovës po protestojnë për të kundërshtuar hyrjen në objektet e komunave të kryetarëve të rinj. Protestat kanë rezultuar të dhunshme ku dje u lënduan edhe pjesëtarë të KFOR-it./21Media