Vuçiq: Në dy-tre ditë unë dhe Kurti do të shkojmë në Bruksel për bisedime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një takim të radhës në Bruksel, në të cilin do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ky takim do të ndodhë brenda dy-tre ditësh, por që ka thënë se nuk mund të flasë për agjendën.

“Agjenda është në vijë me atë që kemi diskutuar me ‘pesëshen e madhe’, por nuk mund të flasë për atë”, ka thënë Vuçiq për RTS.

“Detyra jonë është që ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme dhe nga kapitullimi i shtetit dhe interesave kombëtare. Unë besoj se do të kemi sukses”.

Back to top button