Vuçiq nesër para gazetarëve, Petkoviq: Do të jetë një ndër paraqitjet më të rëndësishme

Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, drejtori i të ashtuquajturës zyrën për Kosovën, Petar Petkoviq në një prononcim të shkurtë për media tha se sa i përket këtij takimi presidentit serb do të dalë në konferencë për media.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do t’i drejtohet gazetareve sot. Ai mbetet ende në Bruksel me shpresë se do të arrihet një kompromis. Ajo që është e rëndësishme, dua të them se ne jemi përpjekur për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi, dhe pikërisht për këto çështje, presidenti Vuçiq mbetet edhe për një kohë në Bruksel. Nesër me t’u kthyer në Beograd, presidenti Vuçiq do t’i drejtohet opinionit. Kjo do të jetë një ndër paraqitjet e tij më të rëndësishme.”, tha Petkoviq
Në Bruksel ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve trepalëshe ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Evropian me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka zhvilluar takime ndaras me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë./21Media
Back to top button