Vuçiq nga Mynihu: Takimi me Borrellin ishte i vështirë, u qortuam
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë t nga Mynihu se ka pasur shumë takime të rëndësishme në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po zhvillohet atje, duke shtuar se takimi me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka qenë i vështirë.
“Ne u qortuam që nuk vendosëm sanksione kundër Federatës Ruse. Ne diskutuam edhe për përgatitjen e bisedimeve të mundshme me Kurtin, thashë se jam gjithmonë i gatshëm për bisedime. Serbia kurrë nuk i është shmangur dialogut”, ka thënë Vuçiqi për TV PINK
Vuçiqi ka shtuar se i pyetur nga Borrelli nëse është optimist për këto bisedime, ai është përgjigjur se “nuk është optimist duke e njohur Kurtin dhe Prishtinën”.
Presidenti i Serbisë shtoi se Konferenca e Mynihut është bërë e tillë që më së shumti diskutohet për politikën dhe se Ukraina është një temë e nxehtë.
Ai shtoi se ishte mirë që delegacioni i Serbisë ishte në takim për shkak të pranisë së përfaqësuesve të Prishtinës.
“Kurti dhe Osmani janë këtu, është mirë që janë edhe përfaqësuesit e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
11: 40-Borrelli i kërkon Vuçiqit avancim për planin franko-gjerman
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell në margjinat e Konferencës së Mynihut është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Borrell ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se me Vuçiq ka diskutuar për nevojën për të avancuar në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të Politikave të Përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian.
“Të dyja janë kyçe për rrugën e Serbisë në BE”, ka shkruar Borrell./21Media
Met with @predsednikrs at #MSC23 to discuss, ahead of the High Level Dialogue Meeting I am convening on 27 February, the need to advance on the EU Proposal on normalisation of relations with Kosovo and the importance of CFSP alignment.
Both are key for Serbia’s EU path. pic.twitter.com/hXEMUYFIGw
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 18, 2023