Vuçiq pas takimit me Lajçakun e Hill-in: Do t’i drejtohem publikut brenda 72 orëve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimeve me Miroslav Lajçak dhe Christopher Hill tha se do të iu drejtohet publikut brenda 72 orëve dhe se tashmë është plotësisht e qartë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron shkatërrimin dhe persekutimin e popullit serb.

Pritet, shtoi ai, që gjatë tetorit të dalë para Asamblesë Kombëtare me propozime të gjera, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq më herët sot është takuar me Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor./21Media

Back to top button