Vuçiq për armatimin e Kosovës: Amerika është në krye të kësaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë prapa fuqizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar porosinë e “Javelinëve” amerikanë nga Kosova. “Po e bëjnë tejet të fuqishme”, ka thënë ai.

“Kanë 223 automjete të blinduara, janë mjete transporti të këmbësorisë. Ata duan që ky numër të rritet në 350 automjete. Për ne nuk ka surpriza. Amerika është në krye të kësaj”, tha Vuçiq.

Në një deklaratë për media nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Beograd, Vuçiqi ka thënë se Serbia do të armatoset “që të parandalojë çfarëdo agresori”.

Back to top button