Vuçiq: Po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin, nuk po rrezikojmë askënd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka deklaruar se ushtria serbe është investuar për të ruajtur dhe mbrojtur vendin.

“Në kushtet e sotme, nëse nuk ke një ushtri mjaftueshëm të fortë, nuk do të kesh as shtet dhe nuk mund t’ia shpjegoj askujt që nuk e kupton këtë. Kur shikon se të gjithë rreth nesh po armatosen dhe me çfarë dhe si duhet të forcojmë mbrojtjen tonë dhe konceptin tonë të të ashtuquajturës mbrojtje totale”, tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Ai ka theksuar se Serbia duhet të jetë e gatshme, por nuk kërcënon askënd.

“Ne jemi neutralë, nuk kërcënojmë askënd”, tha Vuçiq.

Vuçiq, njoftoi të martën se Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem rus për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilën e ka blerë kohë më parë nga aleatja e vet, Rusia.

Back to top button