Roma përforcon mbrotjen

Roma ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin e majtë Angelino nga RB Leipzig, duke e depozituar kontratën e tij në Lega Serie A.

27-vjeçari spanjoll kishte qenë i huazuar te Galatasaray, por kjo u ndërpre për të lehtësuar kalimin e tij në kryeqytetin italian. Ai zbarkoi në Itali dje për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me “Giallorossët” përpara se të vendoste nënshkrimin në kontratën e tij.

Roma ka nënshkruar me Angelino nga RB Leipzig një marrëveshje huazimi gjashtëmujore me opsion blerjeje, që kuptohet të jetë me vlerë rreth 5 milionë euro plus 1 milion shtesë. Raportet sugjerojnë gjithashtu se ekziston një marrëveshje gjentelmenësh që blerja të bëhet e përhershme nëse klubi futet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në gjysmën e parë të sezonit, Angelino shënoi një gol dhe dha një asistim në 19 paraqitje për Galatasaray.

Back to top button