Vuçiq: Populli në Kosovë e din se Marsi i 2004 nuk do të përsëritet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se populli “në Kosovë e di se 17 marsi i vitit 2004 nuk do të përsëritet më”.
Në kongresin e Partisë Socialiste të Serbisë, me të cilën partia e tij është në koalicion qeverisës, Vuçiq tha se partnerët perëndimorë të Serbisë pretendojnë se Prishtina e ka shtendosur situatën, edhe pse më parë pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës janë shfaqur me tyta të gjata dhe shumë serbë janë arrestuar.
Duke folur për Rada Trajkoviqin, këshilltaren e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Vuçiq tha se të premten kanë telefonuar diplomatë të huaj “gjatë gjithë ditës dhe kanë thënë se është gabim i tmerrshëm dhe shkatërrim i madh i demokracisë, se “ajo është këshilltare e Kurtit apo dikush që përfaqëson interesat e tyre dhe jo interesat e vendit dhe të popullit të tyre”, paska pritur dy orë në “vendkalim administrativ”.
“Imagjinoni ato tortura të tmerrshme dhe pastaj kuptoni se pas gjithë kësaj, pas atyre 0.1 apo 0.5 për qind janë ata që duan që serbët dhe qytetarët e Serbisë të jenë ata që do t’ua dorëzojnë shtetin e Serbisë në një pjatë”, tha Vuçiq dhe nënvizoi se serbët nuk do ta japin Serbinë për asgjë në botë sepse ajo i përket popullit serb.
Presidenti serb tha se e respekton Bosnjën por do të përkujdeset për serbët./21Media

Back to top button