Policia serbe ndalon në Merdare politikanin serb Bogdanoviq

Kryetari i Lëvizjes “Odgovor”(përgjigja), Boban Bogdanoviq, ka thënë për median serbe N1 se është ndaluar në vendkalimin administrativ Merdare në mënyrë të ngjashme me Rada Trajkoviqin dhe se përfaqësuesit e MPB-së së Serbisë nuk e kanë lejuar të hyjë në Serbinë qendrore nga territori i Kosovës.
Ai tha se e kishin nxjerrë nga autobusi që udhëtonte në linjën Graçanicë-Beograd dhe se policët i kishin dhënë dy mundësi, të priste vendimin për të në vendkalim ose të kthehej në Kosovë.
Ai tha se do të qëndrojë në ambientet e policisë në vendkalimin administrativ “se Serbia është atdheu i tij, se nuk mendon se do të kthehet në Kosovë dhe se i mohohet e drejta themelore e njeriut për lirinë e lëvizjes”. “Arsyeja e qëndrimit tim në vendkalim është konferenca për media që u mbajt në Kosovë së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte shumë konstruktiv. Kurti tregoi respekt për organizatën politike që unë drejtoj dhe regjistrimi i ‘Odgovor’ në Kosovë është duke u bërë”, tha Bogdanoviq.
Bashkëbiseduesi N1 vlerësoi se mbajtja e tij është “revanshizëm politik ndaj kujtdo që kundërshton politikën e Beogradit zyrtar”./21Media

Back to top button