Vuçiq: Që të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë duhet të plotësohet një kusht

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas bisedës në telefon me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.
Siç raportojnë mediat serbe Shefi i diplomacisë italiane, Tajani, i vuri në dukje presidentit Vuçiq se është e nevojshme të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe për këtë arsye kërkoi deeskalimin e situatës në Kosovë i , si dhe kthimin e serbëve në institucionet në Prishtinë, njoftoi Zyra për Bashkëpunim me Media e Vuçiqit
Bëhet e ditur se Vuçiq tha se për këtë është e nevojshme të përmbushet një kusht i vogël, që është respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, gjegjësisht formimi i Unionit të Komunave Serbe, “për të cilin Prishtina u angazhua duke e nënshkruar gati dhjetë vjet më parë, dhe gjithçka tjetër është produkt. vendimet dhe veprimet e njëanshme të Prishtinës.”, thuhet në njoftim.
Tajani sot në Twitter njoftoi se zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës , Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të cilëve tha se iu kërkoi shmangien e veprimeve të njëanshme./21Media

Back to top button