Vuçiq: Serbia nuk do të lejojë që Kosova të anëtarësohet në OKB

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se qëndrimi i Serbia nuk do “ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”.
“Kërcënimet e bëra muaj më parë nuk kanë qenë të kota… Kjo vetëm do të vazhdojë dhe çdo ditë do të thonë se janë vendosur sanksione ndaj Kosovës, ndaj të gjithë kërkojnë t’i vendosen edhe Serbisë, nuk ka përgjigje”, tha Vuçiq.
“Do të përpiqen të zgjidhin shumë gjëra në Kosovë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve evropiane. Nuk do të jetë e lehtë. Është detyra jonë të luftojmë dhe mbrojmë “vendin tonë” sa më shumë që të mundemi, gjithmonë dhe në çdo vend”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.
I pyetur nëse do të nënshkruante ndonjë gjë, Vuçiq u përgjigj se nuk do ta bënte kurrë dhe tha se këtë e kishte thënë disa herë.