Vuçiq: Serbia nuk do t’i vë sanksione Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Forumin Ekonomik Botëror ka folur për marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë dhe ka treguar nëse vendi i tij do t’i vë sanksione Rusisë për agresionin që po e kryen në Ukrainë.
I pyetur nëse ka mundësi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, Vuçiq tha se për momentin nuk ka një mundësi të tillë, transmeton rtv21.tv.
“Çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk e di se çfarë sjell jeta dhe si do të duket gjithçka. Unë nuk jam nga ata që shajnë dhe nuk përmbushin diçka, preferoj të mos shaj dhe të bëj diçka. Kjo qasje ka qenë gjithmonë “Unë jam shumë më mirë dhe gjithmonë i kam besuar asaj qasjeje shumë më tepër se ata që betohen për gjithçka në botë, e di që ditën e tretë do ta bëjnë ndryshe”, thotë Vuçiq.
Presidenti serb ka folur edhe për për presionet që sipas tij po i bëhen nga shtetet perëndimore për t’i vënë sanksione Rusisë.
“Ata thonë se cila është ideja e tyre dhe çfarë presin. Por nuk mund të thonë ‘hajde vëni sanksione ose dilni nga këtu’. Nuk shkon kështu. Kështu ka mundur të ndodhë vetëm në kohën kur Serbia nuk ishte shtet”, tha Vuçiq.
Serbia është ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë./21Media

Back to top button