Vuçiq: Situata jonë e brendshme është duke u zgjidhur nga Albin Kurti

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për njerëzit e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga situata qw sipas tij wshtw e pashpresw.

Vuçiq kur u pyet për të komentuar nëse Serbia ka një përgjigje për presionet e reja nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe njoftimet për një platformë të re për vazhdimin e dialogut.

“Ju nuk keni një përgjigje adekuate, unë shoh se situata jonë e brendshme është duke u zgjidhur nga Albin Kurti, i cili foli për atë se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini të vazhdojnë, të gjithë janë të fortë. Ne do t’i lëmë të shkojnë, le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”, u tha Vuçiq gazetarëve në aeroportin e Beogradit pasi mori vaksinën AstraZeneka.

Albin Kurti ka deklaruar se nuk është i interesuar për dialog me Beogradin më shumë sesa me serbët në Kosovë./21Media

Back to top button