Vuçiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e ndërlikuar se sot
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se situata me Republikën e Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më e ndërlikuar sesa që është sot.
Vuçiq këto komente i dha sot gjatë një konference, pasi është takuar dje me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, shkruan Tanjug.
“Unë e di që pas shumë vjetësh, dhe kjo ka ndodhur për dekada, shumë njerëz nuk duan as të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi ynë dhe populli ynë. Nuk kemi qenë kurrë në një situatë më të ndërlikuar sesa sot”, u shpreh Vuçiq.
Ai u shpreh se “asociacioni i komunave serbe nuk është formuar që 3390 ditë, askush nuk ka reaguar”, transmeton rtv21.tv.
Vuçiq tha se “kërkon vetëm paqe”.
“Unë kërkoj prej tyre paqe, lutem për paqe, nëse nuk dëgjojnë, Serbia do të fitojë, kërkoj nga shqiptarët dhe serbët që ta ruajnë paqen”, tha Vuçiq.
Nesër hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, dhe shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin e Kosovës./21Media