Vuçiq: S’mund ta humbim mbështetjen e Rusisë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në Forumin vjetor “GLOBSEC 2022” në Bratislavë.
Vuçiq në fillim të prezantimit tha se askush nuk mund të mbijetojë pa gaz dhe se karburanti blu Serbia e merr ekskluzivisht nga Rusia.
Siç tha ai, Serbia ka lidhje shumë të mira tradicionale me Rusinë dhe në të njëjtën kohë beson se duhet të veprojnë në mënyrë pragmatike.
“Dhe theksova se dje, ne nuk pozicionohemi me Rusinë, ne e kemi dënuar qartë atë që po ndodh në Ukrainë, por është e vërtetë që Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë deri më tani, por duhet të kuptoni qëndrimin tonë dhe faktin që Rusia dhe Kina na kanë mbështetur gjithmonë për çështjen e Kosovës”, tha ai.
Para disa ditësh Serbia lidhi një marrëveshje trevjeçare me Rusinë për t’u furnizuar me gaz në mes të thirrjeve për bojkotim të gazit rus nga shtetet perëndimore./21Media

Back to top button