Vuçiqi i kërkon Macronit që “ta bindë Prishtinën të vijë në vete”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga homologu francez, Emmanuel Macron, që të bëjë përpjekje “në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete”.

Vuçiqi ka shkruar në Instagram se ka pasur bisedë “të hapur e serioze” me Macronin teksa ka shtuar se, Serbia “mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe ruajtjes së paqes”.

“I kërkova presidentit Macron që ta bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet sa më shpejt në kuadrin e bisedimeve konkrete”, ka shkruar ai.

Sipas Vuçiqit, “serbët në Kosovë janë i vetmi komunitet i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme”./21Media

Back to top button