Vuçiqi raportoi në qeveri për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka njoftuar anëtarët e Qeverisë në Beograd për situatën, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Serbia në lidhje Kosovën njoftoi shërbimi për media i Qeverisë së Serbisë.
Në njoftimin nga seanca e Qeverisë, thuhet se presidenti Vuçiq ka kërkuar nga anëtarët e Qeverisë përkushtim të plotë, përkushtim dhe punë edhe më intensive dhe më të fuqishme në të ardhmen.
Presidenti më herët e ka cilësuar takimin me pesëshen perëndimore si një nga ditët më të vështira për Serbinë. Ai theksoi se “për shkak të asaj që na pret në të ardhmen”, nevojitet unitet./21Media

Back to top button