Vuçiqi sonte takohet me Borrellin e Macronin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nesër (të premten) në seancën e Këshillit Evropian temë do të jetë edhe Kosova.
Vuçiq ka thënë se delegacioni i Serbisë në Granada është takuar me 25 liderë botërorë, dhe se ai pret që sonte të takohet edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
“Patëm biseda të vështira. Biseduam si delegacion me rreth 25 liderë botërorë. Unë pres sonte të takohem edhe me Borrellin e Macronin. Pres të takohem edhe me Mitsotakisin. Nesër në seancën e Këshillit Evropian temë do të jetë Kosova e disa do të mundohen të flasin për Serbinë në mënyra të ndryshme”, ka thënë Vuçiq, raporton “B92”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?