Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë pritet t’i takojë ndaras Gërvallën e Daçiqin të premten në Tiranë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, pritet të ketë takime të ndara me kryediplomatët e Kosovës, Donika Gërvalla dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiq, në vizitën që do t’i bëjë të premten Tiranës zyrtare para Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, raportoi të enjten “Euronews Albania”.

Sipas raportimit, ende mbetet pikëpyetje nëse Baerbock do të arrijë ta realizojë një takim të përbashkët mes tyre.

Tirana do presë të premten e 6 tetorit ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. Takimi do të mbahet në pallatin e Brigadave në kryeqytet, ku në orën 9:00 do të priten delegacionet e vendeve përkatëse.
Veç ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Serbia, Maqedonia e veriut, Mali i zi dhe Bosnje-Hercegovina, pjesë e takimit do të jenë edhe ministrat e shteteve anëtare të përfshira në Proces si Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Takimi do të kulmojë me një konferencë të përbashkët për shtyp mes Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, i cili do të drejtojë edhe punimet e këtij takimi, Ministres së jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Shqipëria do të bëhet për herë të parë vendi pritës i Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button