Vujiçiq: Prezantimi i Statutit të Asociacionit ishte i pakëndshëm, Kurti dhe Bislimi bënin shaka

Shefja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq, u tha gazetarëve në Bruksel se në takimin e sotëm e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po mbahet nën patronatin e BE-së, ka prezantuar Draft Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, raporton N1.
Në fillim të takimit të sotëm u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur dhe më pas u prezantua Drafti i parë i Statutit të Asociacionit, i cili ishte përgatitur nga Ekipi Menaxhues, i cili përbëhet nga katër persona nga komuniteti serb, në krye me Përfaqësuesja e Popullit në Kuvendin e Serbisë, Danijela Vujiçiq, raporton tutje N1.
Vujiçiq u tha gazetarëve në Bruksel se në 30 minutat që BE dha për formatin e bisedimeve të nivelit të lartë, ishte e pamundur të prezantoheshin të 67 nenet dhe nëntë kapitujt e Statutit.
“Është punë e madhe që vetë delegacioni ta lexojë anëtar për anëtar dhe palët të shprehin kundërshtimet e tyre”, shtoi ajo.
Megjithatë, ajo theksoi se ajo dhe kolegia e saj nga Ekipi Menaxhues, Jelena Beloviq, “kanë përjetuar siklet, sepse përfaqësuesit e Prishtinës – kryeministri Albin Kurti dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi – vazhdimisht kanë nënçmuar”, raporton N1.
Ajo ka thënë se “kaosi ka lindur” menjëherë pasi kanë hyrë në dhomë kur presidenti Vuçiq u ka thënë: “Ku janë serbët e mia nga Kosova dhe Metohia serbe”, për çka siç tha ajo, delegacioni i Prishtinës ka reaguar ashpër.
“Nëse nuk do të ishte presidenti Vuçiq, i cili ndërhyri për t’i mbrojtur ata, do të kishte lindur kaos”, tha Vujiçiq.
Ajo kujtoi gjithashtu se drafti i statutit të Asociacionit është hartuar para pesë vitesh, në periudhën prill-gusht 2018 dhe se për atë dokument janë konsultuar kryetarët e të gjitha komunave, publiku akademik dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, raporton N1.
“Dhe ato ishin kornizat e Ekipit Menaxhues, kornizat tona për të përfshirë katër marrëveshjet e arritura në dialog në Draft Statuti”, tha Vujiçiq, duke specifikuar se këto janë tri marrëveshje të arritura në vitin 2013 dhe një nga viti 2015.
“Ne i përmbaheshim kornizës sonë dhe ia dolëm dhe më besoni Statuti është i shkëlqyer”, tha ajo./21Media