Vulin në Moskë: Serbia nuk e harron vëllazërinë shekullore

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.
Vulin theksoi se “Serbia nuk e harron vëllazërinë shekullore dhe se është i vetmi vend në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe nuk u bë pjesë e, siç e quan ai ‘histerisë antiruse”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Vulin ka thënë se “Sergei është mik i sinqertë i Serbisë dhe popullit serb, duke shprehur mirënjohjen e madhe për Rusinë për respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e shtetit të Kosovës”.
Vulin gjithashtu, sipas RTS thuhet se shprehu keqardhje të thellë për faktin që ministri Lavrov u pengua të vizitojë Beogradin në qershor me vullnetin e vendeve tjera.
Ndërkaq, Lavrov ka thënë se shteti rus do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në ruajtjen e integritetit të saj territorial.
Vulin theksoi se “Serbia nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e Rusisë dhe presidentit rus Vladimir Putin, i cili, me ftesë të presidentit Aleksandar Vuçiq, pengoi miratimin e një rezolute britanike në Kombet e Bashkuara në vitin 2015, sipas së cilës serbët do të shpalleshin komb gjenocidal”.
Në takimin mes ministrave serb dhe rus, u theksua se Serbia dhe Rusia edhe në kohë sfidash të mëdha kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme diplomatike dhe bashkëpunim të suksesshëm dypalësh, ashtu siç presidenti Vuçiq dhe presidenti Putin kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira personale./21Media

Back to top button