Zhduket një 13 vjeçare në Gjilan, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Një vajzë 13 vjeçare është zhdukur në Gjilan.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Kosovës në lokalizimin e vendndodhjes së 13 vjeçares me inicialet A.I.
Qytetarët mund ta informojnë Policinë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në e-mailin infor@kosovopolice.com
”Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur, të miturës me shënime si më poshtë: Inicialet A. I./ Kosovare Shqiptare/ Viti i lindjes 2009/ Adresa e banimit Gjilan. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button