Vushtrria mposhti Flamurtarin

Sot janë zhvilluar duelet e xhiros së 18-të në dy grupet e Ligës së Parë së Kosovës në futboll.
Lideri aktual i Grupit A, Trepça ’89 nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 përballë Drenasit, teksa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi tjetër mes A&N dhe Besës së Pejës.
Ndërkohë në Grupin B janë zhvilluar dy takime të tjera, të cilat i kanë takuar skuadrave vendase.
Vushtrria ka mposhtur me shumë mund Flamurtarin me rezultat të ngushtë 2-1, derisa Vllaznia e Pozhoranit ka mposhtur Arbërinë 4-1./21Media

Back to top button