Vushtrriasi rrahu bashkëshorten, arrestohet

Dhunë në familje

Në Vushtrri është arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar tretman mjekësor.

“Bazuar në deklaratën e ankueses dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë provat materiale, janë ndërmarrë veprime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale ‘lëndim trupor’ dhe ‘dhunë në familje’.”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./21Media

Back to top button